Koordinatorët e “Ballkanit të Hapur” në takim me Eskobar në Uashington: Mbështetja për “Ballkanin e hapur” dhe zgjerimin e tij një nismë që sjell rezultate për qytetarët

vull

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përbërje të koordinatorëve nacionalë Marjan Zabërçanec dhe Nolla Ismajlloska Starova dhe këshilltari i Kryeministrit për politikë të jashtme, Edmond Ademi realizuan takim pune në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, në kuadër të vizitës studimore në SHBA të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në takim, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me përfaqësuesit t Departamentit të Shtetit të SHBA-ve biseduan për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Ata edhe një herë konfirmuan transparencën e iniciativës për bashkëngjitjen e Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës në të ardhmen.

Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit shprehën mbështetjen e fortë dhe të qartë për integrimin europian të rajonit në tërësi të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për bashkëpunimin ekonomik dhe politik, siç është “Ballkani i Hapur”. Nisma “Ballkani i Hapur” u vlerësua si një bashkëpunim që jep rezultate konkrete, që njihet nga qytetarët, kompanitë dhe institucionet dhe e cila është në përputhje me politikat dhe rregullat evropiane.

Ballkani Perëndimor ka një ardhmëri evropiane të qartë, vendet e rajonit duhet të bëhen anëtare të Unionit në një afat të arsyeshëm pasi që me këtë do të sillen  mundësi të reja për Evropën, u theksua gjatë takimit.

Në kuadër të vizitës studimore e cila u organizua nga Këshilli Atlantik i SHBA-ve, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë realizuan takim edhe me përfaqësuesit e Senatit Amerikan, si dhe me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare NED, NDI dhe IRI.

Next Post

LSDM: Partneri i Mickoskit, partia E majta mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës

LSDM përmes një komunikate njofton se partia E majta mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës. “Deputetët e partnerit të koalicionit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, E majta, votoi kundër Deklaratës për Ukrainën në kuvend. Partneri i Mickoskit, Dimitar Apasiev i përdor fjalët e Putinit. Dje deputeti Krmov ukrainesët i quajti neonacistë”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: