Kosovarja nga New Yorku kërkon familjen nga Rozhaja që i strehoi në luftë

vull

Ka 20 vite që një vajzë shqiptare e cila jeton në New York, po kërkon një familje nga Rozhaja.

Përmes rrjetit social Twitter ajo ka kërkuar ndihmë për të gjetur këtë familje që t’ua kthejë nderin.

“Gjatë luftës në Kosovë, unë dhe prindërit jemi strehuar tek një familje boshnjake në Mal të Zi. Pasi u larguam nga aty, kurrë nuk kemi mundur të komunikojmë me atë familje. Ata jetonin në Rozhajë në një fshat që quhet Llovniq. Atë kohë më i vjetri i familjes ishte Adem Ramoviq, ndërsa djali Isuf Ramoviq. Ata na pranuan si të tyret, duke na dhënë strehim, ushqim e dashuri. Nëse mund ta shpërndani këtë postim që ta gjejmë këtë familje do të ishim shumë të lumtur” shkruan ajo në Twitter.

Lajmi tashmë ka marrë jehonë, sidomos në mediumet malazeze.

Next Post

Doni të dini ku është prodhuar celulari juaj? Ja si ta zbuloni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të blini një celular të ri dhe të doni të dini ku është prodhuar? Epo tani ka një mënyrë. Shkruani *#06# dhe bëni call në celularin tuaj. Do ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra. Numri i 7 dhe i 8 në radhë tregon se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: