Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet sot në Moskë me liderin rus Vladimir Putin, pas së cilës do të niset për në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në përpjekje për të shmangur një konflikt të madh midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas Macron, gjetja e një mënyre të negociuar për të ulur tensionet mbi Ukrainën është një prioritet, megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të dërgojnë 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani ndërsa Rusia mbledh trupa pranë Ukrainës. Rusia ka thënë se vizita e planifikuar e Macron është e rëndësishme, duke shtuar se Putini do t’i tregojë atij se si e kupton përgjigjen fillestare të Uashingtonit ndaj kërkesave të Rusisë.
You must be logged in to post a comment.