McDonald’s po mbyll përkohësisht 850 restorantet e tij në të gjithë Rusinë.
Rrjeti i ushqimeve të shpejta po gëzon një popullaritet të madh në Rusi dhe do të jetë i fundit në listën e kompanive perëndimore që të paktën pezullojnë përkohësisht punën në territorin rus pas pushtimit që ky vend nisi në Ukrainë.
Megjithatë, pavarësisht mbylljes së restoranteve, McDonald’s tregoi se do të vazhdojë të paguajë pagat e rreth 62,000 punonjësve të saj.
McDonald’s, së bashku me Coca-Cola dhe Pepsi, kanë qenë nën presion të madh për të mbyllur operacionet në Rusi.
Kompania vendosi të ndjekë hapin pasi pronari i KFC tha më parë se po i ndalonte investimet e nisura në Rusi, edhe pse për momentin nuk ka konfirmim nëse do të mbyllin restorantet tashmë të hapura.
Adidas, Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger janë ndër kompanitë dhe markat më të fundit që kanë njoftuar ndërprerjen e operimeve në Rusi.
You must be logged in to post a comment.