Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

MËRGATA STRUGANE E NJU XHERSIT DO TË JETË NJË GUR I ÇMUAR NË THESARIN TONË KULTUROR E SHPIRTËROR

2 min read
Dita e dytë e “Javës kulturore shqiptare në SHBA” vazhdoi të mërkurën me prezantimin e punës shkencore të ITSHKSH në Qendrën Kulturore Shqiptare-Amerikane në Riverdale të Nju Xhersit.
Me këtë rast i shprehi mirënjohjen time të thellë për mikëpritjen bujare kryetarit të kësaj Qendre z. Astrit Zhaku dhe bordit udhëheqës.
Një prej hallkave që do të lidhë fushëveprimin e këtij komuniteti me ITSHKSH –në do të jetë Departamenti i mërgatës i cili së shpejtiu do të zyrtarizohet. Prandaj tash e tutje bashkëpunimi në mes të grupimeve të ndryshme nga mërgata dhe ITSHKSH do të vendoset në kuadër të një bashkëpunimi institucional, ku nuk do të mungojnë idetë dhe projektet me interes të përbashkët.
Me këtë rast, potencuam edhe shtrirjen e segmenteve të punës hulumtuese e shkencore të ITSHKSH në terren,kurse mërgimtarët struganët të Nju Xhersit dhe dikstrikteve përreth i njoftuam se se ITSHKSH ka hapur disa Qendra rajonale të trashëgimisë kulturore. Një e tillë në të ardhmen do të funksinojë edhe në Strugë, e cila do të mbulojë Pellgun e Ohrit dhe do të mbaj emrin e Rilindasit të kësaj treve, Dervish Hima.
Domosdoja e themelimit të kësaj qendre në Strugë lidhet me nevojën e hulumtimit në tërë Pellgun e Ohrit, si në aspektin e kontinuitetit të pandërprerë gjeografik të hapësirës shqiptare, po ashtu edhe në aspektin e pasurisë materiale e shpirtërore nga kjo trevë, ku gjithsesi bëjnë pjesë edhe figurat e lavdishme historike si dhe shumë ngjarje që ishin pjesë e zhvillimeve të përgjithshme me karakter gjithëkombëtar.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Nju Xhersit, kërkuan nga ne si ITSHKSH që në të ardhmen të jemi përçues të zërave nga diaspra që kërkojnë më shumë arsim, kulturë e dije në gjuhën shqipe.