Miliarderi shlyen kreditë e studentëve, dhuron 40 milionë dollarë

vull

Të paktën 400 nxënës në kolegjet në Georgia kanë marrë dhuratën e ëndrrave.


Miliarderi Robert Frederick Smith vendosi të paguajë kreditë studentore për arsimimin e këtyre të rinjve.

Ai bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta. Ai i tronditi të gjithë kur dha premtimin për të zhdukur borxhin e nxënësve me vlerë totale prej 40 milionë dollarë.

Kjo ishte një deklaratë e rrallë dhe nuk pritej nga një manjat që praktikisht deri para disa vitesh ishte i panjohur në skenën kombëtare.

56-vjeçari është themeluesi i filmës Vista Equity Partners dhe një nga filantropët më të shquar afrikano-amerikan të vendit.

Pasuria neto e Smith është 5 miliardë dollarë duke u bërë njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë.

Next Post

Ligjet për reforma sociale para deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë seancën e 98-të dhe të 93-të, në të cilën para deputetëve do të jetë paketa e ligjeve sociale. Në rend dite në seancën e 93-të, janë propozim-ligji për mbrojtje sociale, për siguri sociale për personat e moshuar dhe për mbrojtje të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: