Mjekësia kineze e kërkon Prof. Dr. Omer Xhemalin!

vull

Kirurgu i njohur i zemrës, shqiptari nga Tetova prof. dr. Omer Xhemali, tashmë me epitetin 100 kokat më të mençura të botës, realizoi operacion te komplikuar me sukses në Kinë.

 

Ekspertiza e kardiologut prof. dr. Xhemalit, bëri që të kërkohet intervenimi i tij deri në Kinë, ku mjek të shumtë kinez qëndruan në sallë përderisa ai kryente operimin. Për më tepër, gjatë qëndrimit të tij në Kinë, Dr. Xhemali ligjëroi përpara mjekëve kinez mbi temën e Kardiokirurgjisë.

 

Vlen të theksohet që prof. dr. Xhemali që prej një viti drejton Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich. Gjithashtu, është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe në vitin 2007 merr çmimin Hans Borst, në Konferencën mbi Kirurgjinë torakale dhe kardiovaskulare.

Next Post

Ndërroi jetë në moshë të re afaristi shqiptar nga Maqedonia

Në moshën më të re dhe kur po renditeshin sukseset, u nda nga kjo jetë Hajan Selmani, pronari i kompanisë së njohur ndërkombëtare Haselt, e cila përveç se në Maqedoninë e Veriut, ka zyrat e saj edhe në SHBA dhe Evropë, përcjellë INA.   Selmani ishte biznesmen dhe ndërmarrës më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: