Navalny bën thirrje për protesta kundër luftës të dielën në Moskë dhe qytete të tjera ruse

vull

Kritiku më i mprehtë i Kremlinit, Alexei Navalny, bëri thirrje për protesta kundër luftës në Moskë dhe qytete të tjera të dielën.

“Maniaku i çmendur Putin duhet të ndalohet shumë shpejt nga populli i Rusisë tani nëse ne e kundërshtojmë luftën”, thuhej në mesazhin e Navalny në Instagram.

“Ju duhet të shkoni në mitingje kundër luftës çdo fundjavë, edhe nëse të gjithë duket se janë larguar ose janë frikësuar. Ju jeni shtylla kurrizore e lëvizjes kundër luftës dhe vdekjes.”

Thirrja është bërë përmes rrjeteve sociale.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, sulmi më i madh në një vend evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Grupi monitorues i protestave OVD Info pretendon se 13,908 persona janë arrestuar gjatë demonstratave kundër luftës në Rusi që nga fillimi i pushtimit.

Navalny përfundoi pas hekurave vitin e kaluar kur u kthye në Rusi pas trajtimit mjekësor në Gjermani. Kjo pasoi një sulm me helm gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020. Autoritetet ruse kanë mohuar çdo keqbërje.

Nëpërmjet avokatëve dhe aleatëve, Navalny publikon pikëpamjet në rrjetet sociale.

Next Post

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opsionin se ka nisur shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës. Kosova do të luajë ndeshje miqësore ndaj Helvetikëve me datë 29 mars, me fillim nga ora 18:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: