Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny është dënuar me nëntë vjet burgim, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës në një burg të sigurisë së lartë të martën, në një gjyq, të cilin kritikët e Kremlinit e shohin si përpjekje për ta mbajtur në burg armikun më të flaktë të presidentit Vladimir Putin për aq kohë sa të jetë e mundur.
Një gjykatës ka vendosur gjithashtu që Navalny të dënohet edhe me një gjobë prej 1.2 milionë rublash (rreth 11 500 dollarë). Navalny mund të apelojë vendimin.
Më herët, gjykata e shpalli fajtor Aleksei Navalny nën akuzat për përvetësim.
Gjykatësja Margarita Kotova e ka lexuar dënimin e tij më 22 mars në një burg jashtë Moskës, ku është duke u mbajtur Navalny.
Prokurorët kishin kërkuar dënim me burgim për 13 vjet.
You must be logged in to post a comment.