Nga 1 korriku në Ballkanin Perëndimor: Nuk ka roaming për biseda në celular

vull

Shërbimi roaming nuk do të tarifohet për thirrjet telefonike në Ballkanin Perëndimor, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu për Radion Evropa e Lirë.

Ajo theksoi se kjo do të thotë më shumë para në buxhet për qytetarët e këtyre vendeve, por edhe për subjektet afariste.– Qytetarët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre, ato që do të shpenzonin nëse paguanin faturat në rajon për shkak të tarifave të roamingut. Së dyti, mendoj se është e rëndësishme të theksohet se jo vetëm që është rritur numri i njerëzve që përdorin internetin, por ne gjatë pandemisë kuptuam se koha që njerëzit kalojnë në internet është rritur, gjë që gjithashtu i jep një farë peshe,” tha Bregu.

Maqedonia Veriore, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe BeH do të fillojnë zbatimin e marrëveshjes nga Samiti i Dytë Digjital i 2019 në 1 korrik, i cili u siguroi qytetarëve roaming më të lirë për thirrjet telefonike, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit.

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes filloi në vitin 2019, kur çmimi i roamingut u ul me 80 përqind, ndërsa faza e dytë, pra heqja e plotë e roamingut paralajmërohet për 1 korrik të këtij viti.

Next Post

Berlini mirëpret kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut/ “Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin”

“Është kënaqësi ta kemi Bujar Osmanin në Berlin”. Kështu ka shkruar Michael Roth, Sekretar Shtetëror për Europë në MPJ-n gjermane, pas takimit të sotëm me Shefin e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Mbështetje të fuqishme dhe të pahamendshme, Ministrit Bujar Osmani i ka siguruar edhe i pari i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: