Një gjerman u gjobit me 5000 euro pasi kishte drejtuar gishtin e mesit në një radar

vull

Një gjykatë në Passau, Bavaria e Poshtme, Gjermani, gjobiti një shofer me 5000 euro për shkak se kishte drejtuar gishtin e mesit në imazhin e radarit për shpejtësi.

Punonjësit e policisë, të cilët ndodheshin në mjetin me radar, kanë bërë kallëzim për fyerje ndaj autoriteteve shtetërore. Hetimi ndaj 53-vjeçarit ka zgjatur nëntë muaj dhe më pas ka nisur procesi gjyqësor.

Më pas i pandehuri bëri ankesë, më pas u tërhoq dhe pranoi dënimin për fyerje të autoriteteve shtetërore në dy raste.

Ai i ka shkruar edhe një letër policisë ku kërkonte falje, ndërsa policia në një deklaratë tha se dënimi mund të ishte më i lartë.

Fyerja me dashje ndaj organeve shtetërore dënohet me burgim deri në një vit.

Next Post

Bosançiç dhe Kadriu nuk janë më pjesë e Struga Trim Lum

F.C. Struga njofton për përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Nemanja Bosançiç dhe futbollistin ofenziv, Florian Kadriun. Drejtuesit e klubit dhe #Bosançiç kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme. F.C. Struga shpreh publikisht mirënjohjen për #Bosançiç për përkushtimin e tij me fanellën e […]

Subscribe US Now