OBSH: Pandemia ka arritur një pikë kritike

vull

Pandemia e koronavirusit ka arritur një pikë kritike me rritjen eksponenciale të numrit të njerëzve të infektuar, por me masa të efektshme të shëndetit publik të provuara, ajo mund të vihet nën kontroll, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Pandemia ka arritur një moment kritik. Kjo nuk është një situatë që ne duam të jemi në 16 muaj pas shpërthimit të një pandemie, veçanërisht kur kemi parasysh që kemi masa efektive të kontrollit,” tha Maria van Kerhove, drejtoresha teknike e OBSH-së për luftimin e kovidit-19.

Ajo paralajmëroi se numri i njerëzve të infektuar në botë u rrit me nëntë për qind javën e kaluar, dhe numri i vdekjeve me pesë për qind.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus tha se të gjithë dëshironin të hapnin shoqëri dhe ekonomi, por që do të duhej shumë kohë për të kapërcyer pandeminë.

Next Post

Historia e Ademit a.s

Thotë Zoti i madhëruar në Kuranin fisnik:”Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.” (Jusuf, 3) “Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës.” (Kehf, 13) “Tregojua atyre këto […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: