Osmani për vizitë pune në Republikën e Finlandës

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani filloi vizitën e tij të punës në Finlandë ku mbajti takim me përfaqësuesit e ”Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit të Finlandës, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Parë i Parlamentit, Jani Makela, ku u shkëmbyen mendime lidhur me procesin euro- integrues të vendit, dhe mbështetjen në këtë drejtim nga ana e Finlandës në kuadër të kryesimit të tyre me BE-në.

“Maqedonia e Veriut ka kapacitet politik dhe institucional për ta vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union, dhe ne si Qeveri mbetemi të përkushtuar në këtë proces deri në anëtarësim të plotë në BE dhe NATO” – theksoi Osmani në takim.

Në vazhdim të vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani kishte takim edhe në Drejtorinë për autonomi dhe barazi pran Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Finlandës, me Korina Tamenma, përfaqësuese e lartë për çështje gjuhësore. Në takime u këmbyen përvoja për aplikimin e dygjuhësisë në Finlandë, si vend që ka implementim të suksesshëm në këtë proces. Në kuadër të takimit u shqyrtuan edhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës në Finlandë, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takime pune edhe me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen, si dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto

Next Post

Asani realizoi takim pune me Unionin e shoqatave të shoferëve dhe instruktorëve, auto shkollave dhe pjesmarrësve të trafikut AMS AR-DI Shkup

“Sot me date 15.08.2019, Kryetari i Komunes se Tearces z. Isen Asani realizoi takim pune me Unionin e shoqatave te shofereve dhe instruktoreve, auto shkollave dhe pjesmarresve te trafikut AMS AR-DI Shkup. Teme diskutimi ishin mundesite e bashkepunimit te ndersjellte per ngritjen e kapaciteteve ne sferen e komunikacionit dhe te […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: