Parlamenti Europian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

vull

Parlamenti Europian kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Deputetët e Parlamentit Europian kanë miratuar dy amendamentet përmes së cilëve kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Kjo pritet të jetë një goditje e radhës e Hungarisë ndaj vlerave europiane, prej kohës kur udhëhiqet nga konservatori i djathtë Viktor Orban.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini përveç që është mbështetur nga socialdemokratët dhe Të Gjelbërit, me presione është mbështetur edhe nga PPE. Ai kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Gruevski duhej të qëndronte nr burgun e Shutkës nga fillimi i janarit, por i shpëtoi falë arratisjes me veturë diplomatike nga Shkupi deri ne Hungari.

Next Post

Akuza të rënda: Djali i Gjorgje Ivanov me cilët para i ka blerë dy banesa

Nga partia në pushtet LSDM, para kabinetit të presidentit Gjorgje Ivanov kërkojnë sqarime për blerjen e dy banesave nga ana e djalit të Ivanovit. “Djali i Ivanovit ka blerë dy banesa me më shumë se 200 metra katror në vend atraktiv në Vodno, tipike për të gjithë politikanët e pandershëm, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: