Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Italinë veriore të dielën, duke shkaktuar një “alarm të kuq” në pjesë të Venetos, Furlania dhe provincës së Bolzanos.
Në vetëm disa orë, zjarrfikësit kryen më shumë se 400 ndërhyrje emergjente në Veneto.
“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve, unë i nxis të gjithë të shmangin shkuarjen në zonën Belluno,” i tha agjensisë së lajmeve Ansa guvernatori rajonal i Venetos, Luca Zaia.
Lumi Panaro u derdh në Modena në Emilia-Romagna dhe banorët në disa zona u evakuuan.
Banorët e atyre zonave u thirrën të strehoheshin në katet më të larta të shtëpive dhe përforcimet e zjarrfikësve arritën nga Toskana dhe Piemonte.
Trafiku hekurudhor midis Bolzano dhe kalimit Brenner në kufirin me Austrinë, ku po binte bora e madhe, u ndërpre për shkak të rrezikut të ortekëve dhe rënies së gurëve dhe pemëve, dhe autostrada A22 midis Vipiten dhe Brenner u mbyll.