Policia e Nju Jorkut nderon imamin Kukaj, ky i fundit i dhuron Kuranin Famëlartë komisionerit O’Neill

vull

Pavarësisht angazhimeve të shumta të policisë së Nju Jorkut, lidershipi i saj për shumë orë kanë lënë zbrazët zyrat e tyre dhe kanë marrë pjesë në drekën e shtruar për nder të Imamit shqiptar, Dr. Tahir Kukaj, i zgjedhur si imami i Departamentit te Policisë së Qytetit Nju Jork, shkruan foldrejt.com nga burimet e saj në SHBA.

 

Në drekën e organizuar sot (e martë) përveç tjerash pjesëmarrësh ishin: kryerabini i Komunitetit Hebrenj, Alvin Kass dhe rabin Josef Potasnik, nga komuniteti i krishterë merrnin pjesë Monsignor Robert Romano dhe Ati Brian Mcweeney si dhe komisioneri Marco Carrion nga zyra e major Bill Deblasio.

 

Për kontributin dr.Kukaj foli kapiteni Adeel Rana, presidenti i MOS (Shoqata e Oficerëve Musliman të NYPD).

Gjatë drekës dr.Kukaj në emër të gjithë oficerëve muslimanë, i dhuroi komisionerit të policisë James O’Neill një kopje të librit të shenjtë të muslimanëve Kuranit.

 

Në fund fjalim mbajti edhe rabini Alvin Kass, i cili tha se “Kukaj është i shkolluar, i urtë, vizionar dhe kam pasur nderin ta dëgjoj në raste të ndryshme. NYPD ka në mesin e saj një figurë të respektuar.”

Ne si redaksi e foldrejt.com, i shprehim suksese imamit Tahir Kukaj./Foldrejt.com

Next Post

Deputeti opozitar malazez propozon mur në kufijtë me Kosovën e Shqipërinë, reagojnë partitë shqiptare

Me deklaratat në të cilat propozon ngritjen e murit në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, lideri i Lëvizjes për Ndryshime në Mal të Zi, Nebojsha Medojeviq, i ka përulur më së tepërmi ato parti shqiptare dhe një pjesë të shqiptarëve, të cilët dikur e kanë përkrahur politikën e tij, sidomos […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: