Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Presidenti i Austrisë u bën thirrje qytetarëve: Festoni Pashkën brenda katër mureve

1 min read

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belen, u bëri thirrje qytetarëve që edhe një herë të tregojnë qëndresën e tyre me mesazhin për të festuar Pashkën brenda katër mureve e saj për të mbrojtur veten.

Në një deklaratë me shkrim të botuar nga Cronen Zeitung, Van der Belen tha se nuk është e lehtë, por pas çdo dimri, siç theksoi ai, vjen pranvera, dhe vaksinat mund të kapërcejnë pandeminë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë vitit të fundit. Në vend që të shtrëngojmë duart, përshëndesim njëri-tjetrin duke tundur kokën. Aty ku do të festojmë “Gëzuar Pashkët”, do të themi gjithashtu “Qëndro i shëndetshëm”. Në një kohë kur pjesën më të madhe të kohës e kalonim me familjen tonë, tani qëndrojmë në shtëpi për ta mbrojtur atë. Nuk është e thjeshtë dhe kërkon forcë dhe durim,” tha Van der Belen.