Rama për gazetën zvicerane: Ndryshimi i kufijve, gjë e natyrshme

vull

Kryeministri Edi Rama ka thënë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” se është i hapur për një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. “Është një gjë e natyrshme”, thotë kryeministri duke nënvizuar faktin se Shqipëria nuk është përfshirë në negociatat mes dy vendeve. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit. “Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia”, është shprehur ai. Në shkrimin e tij, gazetari Andreas Reich thotë se mundësia për shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është tema e ditës në Ballkan. “Për momentin nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Reich./Opinion.al

Next Post

Xhemal Mena është edhe zyrtarisht kandidati shqiptar për kryetar tê Ohrit

Zyrtarisht shqiptarët do të kenë kandidatin e tyre për kryetar komune në zgjedhjet lokale ne Ohër,njofton Struga Ekspres. z. Xhemal Mena nga radhët e Lëvizjes BESA dorëzoi edhe zyrtarisht kandidaturën e tij në zyrat e komisionit komunal zgjedhor në Ohër. Kandidatura e z.Xhemal Mena vjen pas insistimeve të shumta nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: