Roth: Një gabim i madh, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përkasin BE-së

vull

– Po, ne kemi nevojë për të reformuar Bashkimin Evropian! Por kjo nuk është në kundërshtim me zgjerimin e saj. Një BE më e madhe, e cila është njëkohësisht më e aftë, më sovrane dhe më demokratike, mund të krijojë siguri më të madhe për qytetarët e saj. Prandaj, Presidenti i KE në largim, Jean-Claude Juncker ka të drejtë: një “gabim historik” është që liderët e BE-së më 18 tetor nuk i dhanë dritën jeshile fillimit të planifikuar të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Ata nuk arritën të marrin një vendim për shkak të konsensusit të nevojshëm, tha Roth.

Shtyrja e votës pozitive ka shkaktuar shqetësim – si në Ballkan ashtu edhe në BE, pasi të dy vendet kanë përmbushur kërkesat e BE-së, tha Roth, duke theksuar se Komisioni Evropian ka konfirmuar prej kohësh këtë në raportet e tij./KohaNews

Next Post

Ademi: Qeveria nuk do të vendosë për kërkesat e SASHK sot, asnjë njoftim për mbledhje të re ende

Qeveria nuk pritet të vendosë sot mbi kërkesën e SASHK për pagë në arsim, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. – Ne jemi në proces negociatash mes MASH, Qeverisë dhe SASHK, ne jemi në rrugën e duhur. Ne kemi një seancë të rregullt të Qeverisë sot dhe nuk pritet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: