Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Rusët ikin në Finlandë pas njoftimit për mobilizimin e 300,000 rezervistëve

1 min read

Trafiku që vjen nga Rusia është “rritur” në kufirin lindor të Finlandës, tha shërbimi kufitar finlandez, duke shtuar se situata ishte nën kontroll.

Finlanda po monitoron nga afër situatën në Rusinë fqinje pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 rezervistëve, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes Antti Kaikonen.

“Numri i të ardhurve nga Rusia është rritur dukshëm”, tha për Reuters shefi i shërbimit kufitar për çështjet ndërkombëtare, Mati Pitkaniitti.

Ai shtoi se situata është nën kontroll dhe se shërbimet kufitare janë gati në nëntë pika kufitare.

Njoftimi i Putinit për mobilizim të mërkurën herët në mëngjes në një fjalim televiziv bëri që një pjesë e popullatës mashkullore të Rusisë të iknin, nga frika se nuk do të mund të largoheshin nga vendi në ditët në vijim dhe të gjitha fluturimet që largoheshin nga Rusia atë ditë ishin të shitura.

Në Norvegji, nuk janë vërejtur ndryshime në numrin e të ardhurve nga Rusia, tha policia norvegjeze për Reuters.

“Nuk ka asnjë ndryshim,” tha Soelve Solheim, kreu i departamentit të kontrollit të imigracionit.