Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Shihni se si dy terrier të guximshëm përzunë një ari që u fut në një shtëpi … (VIDEO)

1 min read

Një ari i ri vendosi të “vizitojë” një shtëpi familjare në Pasadena, California.

Kamerat e mbikqyrjes regjistruan ariun që fillimisht freskohej në shatërvanin në oborr dhe më pas hynte në kuzhinë. Në momentin kur ai filloi të shikonte dhomat e tjera, u shfaqën dy terrierët e vegjël, por vërtet të guximshëm.

Jo vetëm që ata e përzunë ariun nga shtëpia, por gjithashtu mund të shihet se si kafsha e madhe duhet të ikë nga oborri.