Shkencëtari shqiptar, një lajm i mirë për sëmundjen e kancerit

vull

Sëmundja e kancerit pritet që prej shtatorit të ketë lajme pozitive në kurim e tij. Kërkimet në universitetin e Harvardit po ecin me hapa pozitivë, duke i dhënë shpresën me mijëra njerëzve në botë, të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse. Pjesë e këtij ekipi shkencëtarësh, të cilët po punojnë për luftën ndaj kancerit, është edhe një shqiptar, Bashkim Ziberi. Ai tregon për “Shekulli”-n në çfarë faze janë studimet, dhe se si arriti të bëhej pjesë këtij ekipi shkencëtarësh. “Rezultatet paraklinike tregojnë suksese në 90% të rasteve dhe nga fundi i shtatorit do të fillojmë me studime klinike te pacientët me kancer të prostatës. Shpresojmë që rezultate të ngjashme të vërejmë edhe te njerëzit. Duhet theksuar se interes të jashtëzakonshëm kanë ngjallur edhe produktet e kanabisit për qëllime mjekësore dhe grupi ku punoj merret në mënyrë intensive në këtë drejtim. Rezultatet preliminare tregojnë potencial për përdorimin e produkteve të kanabisit në trajtimin e kancerit të pankreasit si në fazën e hershme ashtu edhe në atë të avancuar (më e detajuar në artikullin: Flavonoid Derivative of Cannabis Demonstrates Therapeutic Potential in Preclinical Models of Metastatic Pancreatic Cancer). Kuptohet që kemi një rrugëtim të gjatë para nesh por me punën e shumë grupeve shkencore shpresojmë që të arrihet në gjetjen e kurës për sëmundjet kancerogjene “, thotë ai.

Kontributi

Në këtë intervistë, shkencëtari thotë se së bashku me ekipin e tij merren me studime paraklinike të cilat luftojnë kancerin në prostatë dhe në stomak. Ai sqaron se metodat që po ndiqen prej tyre, të çojnë deri në asgjësimin të plotë të zonave tumorale.”Sëmundjet e kancerit janë shkaktarët e dytë të vdekjeve në botë, me rreth 17 milionë raste të paraqitura në vitin 2018. Studimi në këtë fushë është sfidues ku ndërthuren shumë fusha shkencore si Fizika, Kimia, Biologjia, Mjekësia, Teknologjia e Informacionit, etj. Konkretisht merrem me studime paraklinike (tek minjtë) në trajtimin e kancerit të Prostatës dhe Pankreasit me anë të biomaterialeve të mençura rrezatuese të ngarkuar me nanogrimca të Arit. Qëllimi kryesor i këtij studimi është rritja e efektshmërisë së trajtimit të kancerit dhe të metastazave duke dërguar biomaterialet e mençura drejtë në hapësirën kancerogjene. Duke shfrytëzuar terapinë e rrezatimit, bazuar në dukurinë fizike të fotoefektit dhe elektroneve Auge, aktivizohen nanogrimcat duke gjeneruar një rrezatim lokal intensiv që i shkatërron qelizat kancerogjene. Gjithashtu, antigjenet e krijuara nga qelizat kancerogjene në vdekje e sipër, së bashku me imunoterapeutikët shfrytëzohen si vaksinë për të nxitur efektin abskopal, të trajtimit të metastazave. Pra thjesht, gjatë trajtimit të një pjese të kancerit inicojmë procese që mund të zvogëlojnë deri në asgjësim të plotë jo vetëm të zonës së trajtuar tumorale por edhe të metastazave të përhapura në trup”, sqaron Ziberi.

Metoda e re

Ziberi mes të tjerash sqaron se përparësi shtesë e kësaj metode është se të gjithë veprimin e kryen në zonën tumorale pa efekte anësore, siç i shohim në Kemoterapi apo Radioterapi. Përveç kësaj, duke ju bashkangjitur biomaterialeve të mençur dhe grimcave të Arit substanca selektive që preferojnë qelizat kancerogjene, këto materiale shkojnë drejt e në zonën tumorale, me një sasi më të madhe të ngarkesës. “Kjo metodë mund të shfrytëzohet në vete ose të inkorporohet në planet ekzistuese të trajtimit, por duke ulur dukshëm sasinë e rrezatimit që marrin pacientët, sepse në këtë rast nevojitet vetëm një dozë rrezatimi”, bën me dije ai. Më tej thotë se rezultatet e arritura janë aq premtuese saqë brenda vitit pritet të fillohet me studime klinike tek pacientët me kancer të prostatës. “Grupi shkencor ku jam pjesë, ka treguar arritje të jashtëzakonshme në fushën e trajtimit të sëmundjeve të kancerit, gjë për të cilën kanë fituar edhe çmime. Një pjesë e rezultateve janë publikuar kurse të tjerat janë në përgatitje e sipër”, deklaron shkencëtari. Në fjalën e tij, Ziberi nuk mund të fsheh as emocionet që përjeton nga çdo ditë nga puna që ai benë. Vështirësitë me të cilat ai përballet, por edhe kënaqësia e marrë prej rezultateve pozitive, kanë një frymëzim për të .”Puna ime ka edhe komponent emocional. Motiv është nëna ime, e cila ndërroi jetë pikërisht nga kanceri i Pankreasit. Kjo ka qenë një shtysë që unë të merrem me këtë lloj kanceri. Një pjesë të kohës sime këtu në SHBA ia kushtoj edhe organizimit të Samitit vjetor të Harvardit, pjesë e të cilit jam, në shëndetin Global veçanërisht për sëmundjet e kancerit. Ideja kryesore është si të krijojmë qasje më të mirë dhe më efikase të personave të prekur nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare”.

Next Post

UT – regjistrimi zhvillohet në përputhje me vizionin dhe misionin historik (FOTO)

Selam Sulejmani Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tetovës – kanë qenë dhe do të mbeten qendrat kryesore të edukimit, arsimimit dhe kërkimit shkencor. Secili universitet në qendrën ku vepron, e ka përmbushur me sukses detyrën ndaj qytetarëve – shtetasve të tij, ndërkaq së bashku (UT, UP, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: