“Shqiptarët do luftojnë..”, komandanti i NATO-s tregon telefonatën: Si më gënjeu Millosheviçi

vull

Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, do të luftojnë”.

Kështu mësohet t’i ketë thënë presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, në 1999-ën, ish-komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark.

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi një bisedë me presidentin Gligorov.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, do të keni problem të madh në Kosovë.

Atje do të bëhet luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata do të luftojnë’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.

Po ashtu, ai ka thënë se si ambasadori Richard Hoblrooke kishte shkuar në qershorin e vitit 1999 për takim me Slobodan Milosheviçin.

Më lidhi me telefon me Millosheviçin, të cilin e njihja nga koha e Daytonit dhe i thashë: ‘Ju lutem, mos ia bëni këtë popullit shqiptar’.

Ai më tha: ‘Gjeneral Clark, këta janë njerëzit e mi. Unë nuk do t’i lëndoj’.

Natyrisht, kjo ishte gënjeshtër, sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”, tha Clark.

Next Post

Ministri Nuredini takon drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Esheman

“Me 13 Gusht 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, realizoi një takim me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Echeman. Në takim u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tanishëm nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe për implementimin e projekteve të vazhdueshme ku KfW […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: