Stoltenberg: NATO nuk do të përfshihet ushtarakisht në Ukrainë

vull

NATO nuk do të jetë pjesë e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas një takimi urgjent në Bruksel. Ai bëri të ditur se përshkallëzimi i krizës ushtarake në Ukrainë pritet pas pushtimit rus.

 

Lufta në Ukrainë do të sjellë më shumë viktima dhe shkatërrime në ditët në vijim, ditët në vijim do të jenë më keq, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm urgjent në Bruksel. Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina pa kushte. Stoltenberg vuri në dukje se të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e Aleancës dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe shtoi se kjo është “një luftë e presidentit rus Vladimir Putin që ai vetë e planifikoi dhe e shkaktoi”.

 

Stoltenberg shtoi se aleatët pajtohen që nuk duhet të ketë avionë të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se nuk duhet të ketë trupa të Aleancës në tokën ukrainase. Përgjegjësia e Aleancës është të sigurojë që konflikti ushtarak në Ukrainë të mos përhapet përtej territorit të saj.

Next Post

MASH: Dialogët me kompanitë dhe shkollat e mesme profesionale pasqyrojnë nevojën e ekonomisë

Bisedimet në lidhje me projektin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” pasqyrojnë  nevojën e kompanive për persona profesional dhe të trajnuar, por edhe për mundësitë dhe kushtet  reale të shkollave të mesme profesionale i sigurojnë këto persona”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së sotme në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: