Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s stabilizon rajonin

vull

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi se zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën dhe do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit dhe shteteve ballkanike.

Stoltenberg para takimit të Këshillit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, ku për herë të parë do të merr pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, kujtoi konfliktet e armatosura që gjatë viteve 90-ta të shekullit të kaluar ndodhën në territorin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s nesër dhe të enjten do të kenë takim në Bruksel, ndërsa një nga temat do të jetë edhe misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s me Ushtrinë e Kosovës.

Next Post

Sllovenia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim. Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: