Studentet e UT-së, Dijedona Murtishi dhe Halime Mena e vizituan tempullin e dëshmorëve të Çanakalasë

vull

Studentet e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, Dijedona Murtishi dhe Halime Mena, i vazhdojnë me sukses studimet e tyre në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Ankarasë të Republikës së Turqisë.
Krahas studimeve, dy studentet e universitetit tonë janë mjaft aktive në të gjitha aktivitetet arsimore dhe shkencore që organizohen nga Universiteti i Ankarasë. Nën organizimin e organizatës studentore të Universitetit të Ankarasë, të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve e Turqisë, studentet Dijedona Murtishi dhe Halime Mena, bashkë me 280 studentë të tjerë të përzgjedhur, si më të mirët nga të gjithë universitetet e Turqisë dhe jashtë saj, më 5 prill 2019 e vizituan tempullin e dëshmorëve të Çanakalasë.

Në këtë marsh, përveç studentëve të pranishëm ishin edhe rektori i Universitetit të Ankarasë, Prof. Dr. Erhan Ibish, si dhe shumë personalitete të tjera publike të Republikës së Turqisë. Pjesëmarrësve me fjalë rasti ju drejtua kryetari i Organizatës studentore të Ankarasë, Halit Beşrek, si dhe studentja e Universitetit të Tetovës, Dijedona Murtishi, si studentja e përzgjedhur për performancë më të mirë në kuadër të programit Erasmus në Universitetin e Ankarasë.

Ajo, e falënderoi Universitetin e Ankarasë për vlerësimin që u bën studentëve të programit Erasmus dhe gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj studentëve të Turqisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar në çdo kohë, në të gjitha aktivitetet arsimore, shkencore, kulturore etj.

Next Post

Jo toponimeve në gjuhën greke, para atyre në gjuhën Shqipe në jugun e Shqipërisë administrative

Në një deklaratë politike nga kryetari i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” iu bënë thirrje të gjitha partive e organizatave, sidomos atyre që thirren në emër të Çamërisë, që ta pengojnë me çdo kusht e mjet helenizimin e jugut të Shqipërisë së sotshme. Sipas “Kastriotëve të Dardanisë”, atdhetarët e kanë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: