Takim ZKQ Dimitrov – MPJ Shalenberg

vull
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, vizitën njëditore në Austri rrumbullakoi me takimin me Ministrin Federal për Punë të Jashtme, Aleksander Shalenberg.
Dimitrov theksoi se çështja për fillimin e negociatave të vendit për anëtarësim të plotë në BE ka implikime të fuqishme gjeopolitike për Unionin si një projekt për unifikimin evropian dhe shprehu shqetësim për ndikimin negativ në çdo vonesë të mëtejmë të negociatave aderuese në qëndrueshmërinë e BE-së në rajon, me këtë gjithashtu edhe në rolin e Unionit si aktor global.
Dimitrov: Ky është momenti kyç për arritjen e një hapi përpara në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut me BE-në që do të thotë transformim i interesit të Austrisë –  si një fqinj i afërt i rajonit të Ballkanit Perëndimor, në rezultate konkrete bazuar në vlerësimet e kritereve të Kopenhagës.
Ministri Shalenberg përshëndeti përkushtimin e vendit në zbatimin e reformave që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin drejt standardeve evropiane dhe theksoi se mbështetja dhe interesi i Vjenës për sukses të përbashkët është më se e qartë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit bilateral e cila zhvillohet në kuadër të ndihmës së vazhdueshme teknike, dhe përmes kornizës ekonomike dhe investuese, si ndihma humanitare në kontekst të krizës së COVID-19. Dimitrov i shprehu mirënjohje Austrisë për solidaritetin e saj me rajonin që nga vetë fillimi i krizës shëndetësore.
“Në këto kohëra të vështira të cilat i shkaktoi pandemia, ndihma miqësore është më se e mirëseardhur, dhe në këtë kontekst do doja të shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike, por edhe ndihmës domethënëse për sektorin e shëndetësisë nga ana e Austrisë” theksoi Dimitrov në takim.
Në takim u diskutuan edhe ngjarjet aktuale në rajon.​
Next Post

Komuna e Sarajit dhe Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë shpërndanë 150 pako ushqimore

Për hir të muajt të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Sarajit dhe Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë, shpërndanë 150 pako ushqimore. Pakot u dedikohen familjeve në nevojë të cilat duke shpresuar se me këtë ata sadopak do të përmbushin kërkesat e tyre elementare. Kryetari Blerim Bexheti falemenderoj z.Nexhat Lika për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: