Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Tërmeti i fortë në Kinë: Imazhe të tmerrshme të tërmetit, njerëzit ikën në panik

1 min read

Një tërmet me madhësi 6.4 të shkallës Rihter tronditi Kinën jugore.

Tërmeti preku Qarkun Yangby në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, sipas një deklarate nga Qendra e Tërmeteve në Kinë.

Një tërmet në provincën Yunnan ka vrarë një person dhe ka plagosur gjashtë, sipas Televizionit Qendror të Kinës.

Duke qenë se është një tërmet i cekët, tërmete të tilla shpesh mund të shkaktojnë dëme të mëdha, veçanërisht në zonat e populluara dendur, thanë ekspertët.

Pamjet tregojnë se njerëzit po ikin nga një dyqan në panik.

Kjo zonë njihet ndryshe si zona e tërmetit. Një tërmet me madhësi 5,0 ballë tronditi rajonin vitin e kaluar, duke vrarë katër njerëz dhe duke plagosur 23, sipas të dhënave nga Qendra e Tërmeteve të Kinës.