Trump i shkruan Vuçiçit: Njihni shtetin e Kosovës dhe punoni për marrëveshjen (LETRA)

vull

BEOGRAD – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Beograd.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar presidentit serb Vuçiç, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë. Madje Trump, shkruan në letër se një marrëveshje historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike.

LETRA E PRESIDENTIT TRUMP PËR VUÇIÇ

I nderuar zoti president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100-vjetorit të valvitjes të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike.

Next Post

E dhimbshme, flet vajza e Rametulla Abdurraimit: Do të më mungojë shumë babai! (VIDEO)

Familjen e Rametulla Abdurraimit e ka pllakosur dhimbje e madhe për djalin e humbur në tragjedinë e pardjeshme në rrugën Shkup-Tetovë. Vajza e tij, Munisa Abdurraimi edhe pse në moshë vetëm 8 vjeçare, si burrneshë e vërtetë po e përballon dhimbjen edhe pse thotë se babai do t’i mungojë gjithmonë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: