VIDEO/ Shqiptari nga Amerika ofron 1000 dollarë kush prish memorialin turk në Tiranë

vull

Arian Asimi, drejtuesi i medias shqip, Tv Nova Media, që transmeton nga Çikago për gjithë shqiptarët në SHBA dhe gjithë diasporën në botë ka reaguar mjaft ashpër, për çështjen e memorialit të vendosur në Tiranë në përkujtim të 251 të rënëve, në mbrojtje të pushtetit të Erdogan në 15 korrik të vitit 2016 gjatë një grushti shteti të dështuar.

Asimi në një interviste me Ilir Borëvën në “Nova Media” ka premtuar 1000 dollarë shpërblim, për këdo shqiptarë që prish memorialin turk të vendosur në mënyrë ‘sekrete’ me lejen e Rama&Veliajt te Liqeni Artificial, në kryeqytetin shqiptarë.

“Unë bëj thirrje me sinqeritet; kushdo shqiptarë që vete e prish atë memorial e ta hedhin poshtë atë qelbësirë që ka bërë Turqia në Shqipëri, do të marrë nga unë 1000 dollarë…Ne jemi të varfër, por nuk jemi njerëz të mbaruar, kemi karakter, kemi dinjitet, nuk na duhet. Turku është në Azi ne jemi në Europë”, ka deklaruar i revoltuar drejtuesi i “Nova Media”.

Next Post

Flamur Aljiji, pjesë e projektit filmik ‘Chocolate man’

Një nga talentët e rrallë që me prejardhje është nga Tetova tashmë është pjesë e projektit filmik ‘Chocolate man’, I cili është nominuar si filmi më I mire në New York, një mega projekt me tematikë aksion ku aktori i njohur që jeton në Gjermani, Flamur Aljiji merr pjesë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: