Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Zbret avioni i parë në Aeroportin e Kabulit nën kontrollin e talibanëve

1 min read

Një aeroplan i linjës Qatar Airways këtë të mërkurë ka dërguar ekipin teknik në Kabul.

Kjo për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve.

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për Anadolu, thuhet se një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Duke deklaruar se ekipi teknik shkoi në Kabul me kërkesë të palës afgane, zyrtari i Katarit vuri në dukje se negociatat për funksionimin dhe sigurinë e aeroportit po vazhdojnë.