Zëvendëskryeministri Dimitrov për vizitë në vendet baltike Letoni dhe Lituani

vull

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov me 22 dhe 23 prill (e enjte dhe e premte) për vizitë pune do të qëndrojë në Rigë dhe Vilnius.

Në kuadër të vizitës së nesërme në Letoni, parashihet që Zëvendëskryeministri Dimitrov të mbajë takime me Ministrin për Punë të Jashtme Edgars Rinkeviçs, me përfaqësues të Parlamentit Letonez (Saeima) – Rihardos Kols, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Anda Vita Terauda, Kryetare e Komitetit për Çështje Evropiane. Ndërkaq në Lituani të premten, Zëvendëskryeministri Dimitrov do të pritet nga Kryeministrja Ingrida Shimonite, si dhe nga Ministri për Punë të Jashtme Gabrielius Landsbergis, gjithashtu do të takohet edhe me Radvile Morkunaite – Mikuleniene, Zëvendës folëse dhe Kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin Lituanez (Semias).

Turneu baltik i Dimitrovit do të rrumbullakohet me vizitë në Estoni në fillim të muajit maj. Është vazhdim i serë vizitave të Dimitrovit në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së. Si  në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Austri, ashtu edhe në këto dy vende baltike, të cilën janë pjesë e grupit “Miqtë e zgjerimit”, ZKQ Dimitrov do të diskutojë me përfaqësues të lartë të Letonisë dhe Lituanisë në kontekst të mbështetjes së tyre për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takime Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e pashmangshme të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në, si çështje e interesit strategjik për rajonin dhe për Evropën. Për këtë qëllim, do ti paraqesë edhe hapat konkrete reformuese për përmbushjen e agjendës evropiane në vend.

Do të shqyrtohen edhe sferat për forcimin e bashkëpunimit bilateral për zbatimin e suksesshëm të reformave evropiane përmes mbështetjes konkrete teknike, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në sferat e interesit të përbashkët, gjetjen e përgjigjes për sfidat aktuale të sigurisë globale dhe intensifikim i shkëmbimit tregtar.

Next Post

Rrahje në Miletinë të Tetovës

Mbrëmjen e djeshme (20-prill) rreth orës 21:00, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.H. (19) dhe babanë e tij T.H. (52) nga Miletina e Tetovës, të cilët rreth orës 20:00 në fshat kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre A.A. (23). Sipas raportit, personi G.H. e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: