Ligjvënësit gjermanë ranë dakord të zgjasin bllokimin aktual të koronavirusit deri më 31 janar, ka raportuar media lokale. Konfirmimi zyrtar pritet të martën, shkruan DW
“Të gjithë përveç dy shteteve mbështesin fundin e janarit,” njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar ekipin e negociatave.
Kufizimet e ngushta, të vendosura që nga 16 dhjetori 2020, do të përfundojnë më 10 janar. Por ato kanë pasur pak efekt. Javën e kaluar, Gjermania raportoi një numër rekord të vdekjeve ditore, mbi 1.000 viktima.