Federata Braziliane e Futbollit i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të sanksionojë klubet e Premier League që nuk duan t’i lënë lojtarët e tyre të luajnë për ekipin kombëtar në kualifikueset e Kupës së Botës.
Klubet angleze nuk duan t’i lënë lojtarët e tyre në ekipet kombëtare sepse Brazili dhe Argjentina janë në listën e të ashtuquajturave vende të kuqe përsa i përket rrezikut nga koronavirusi.
Këto janë gjashtë klube – Chelsea, Liverpool, Leeds, Everton, Manchester United dhe Manchester City.
Nëse klubet nga Premier League ende i lënë lojtarët e tyre në ekipet kombëtare, ata do të duhet t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme për dhjetë ditë pas kthimit të tyre nga ekipet kombëtare.