Një rregullator britanik gjobiti sot rrjetin social kinez TikTok me 12.7 milionë funte për përdorim “të paligjshëm” të të dhënave personale të fëmijëve, tha Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO).
ICO beson se TikTok lejoi 1.4 milionë fëmijë nën moshën 13 vjeç në Britani të hapnin profile në platformën e saj në vitin 2020, në kundërshtim me rregullat zyrtare, dhe përdori të dhënat e tyre pa pëlqimin e prindërve.
Hetimi i ICO-së zbuloi se TikTok nuk kreu “kontrolle adekuate për të identifikuar dhe mbyllur profilet e fëmijëve” që janë shumë të vegjël për të përdorur platformën e tij.
– Në Britaninë e Madhe ekzistojnë ligje që garantojnë sigurinë e fëmijëve tanë në botën dixhitale dhe TikTok nuk i respektoi ato, thuhet në njoftimin e Komisionerit për Informacion të Britanisë së Madhe, John Edwards.