Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Sulltanit të Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah.
Presidentja Osmani e cilësoi këtë marrëveshje si një hap domethënës drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një lehtësim teknik, por për ndërtimin e një ure miqësie të bazuar në respekt dhe mirëbesim të ndërsjellë.
Marrëveshja pritet të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të nxisë më tej bashkëpunimin diplomatik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Bruneit.