Bujare Abazi zyrtarizohet në krye të Komisionit për Letrat me Vlerë – kthen shpinën Taravarit, afrohet me Fetain dhe Aliun

Të dashur miq dhe familjarë,
Sot, me 59 vota për, u votova nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të marrë drejtimin e Komisionit për Letrat me Vlerë – një përgjegjësi që e marr me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie.
Në këtë rast, dua të shpreh publikisht falënderimet e mia për Kryeministrin Hristijan Mickoski, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin Arben Fetai, Ministrin Azir Aliu, si dhe gjithë deputetët që votuan për mua dhe më dhanë besimin për këtë detyrë.
Ky votim konfirmon një orientim të ri politik, ku zonja Bujare Abazi, një emër i njohur për angazhimet e saj në politikën shqiptare, distancohet qartazi nga Arben Taravari dhe grupi opozitar, duke u pozicionuar qartë përkrah krahut të integruar qeveritar të përfaqësuar nga Arben Fetai dhe Azir Aliu.
Me respekt,
Bujare Abazi