Bullgaria dhe Polonia qytetarëve të tyre: Largohuni menjëherë nga Rusia 1

Qeveritë e Bullgarisë dhe Polonisë u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që janë ende në Rusi që të largohen menjëherë nga ai vend.

Sipas Guardian, mund të jetë një lëvizje që do të çojë në edhe më shumë bllokime në pikat kufitare pasi më shumë njerëz ikin nga Rusia që nga mobilizimi.

Në një deklaratë të martën, Ministria e Jashtme e Bullgarisë u bëri thirrje qytetarëve të atij vendi që të “përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse” dhe këshilloi qytetarët bullgarë në Rusi “të konsiderojnë largimin nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur duke përdorur mjetet aktuale të transportit”.

Një njoftim i ngjashëm është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme polake, raportojnë mediat polake.

“Në rast të një përkeqësimi drastik të situatës së sigurisë, mbylljes së kufijve apo rrethanave të tjera të paparashikuara, evakuimi mund të jetë dukshëm i vështirë apo edhe i pamundur. Ne rekomandojmë qytetarët e Polonisë që ndodhen në territorin e Rusisë të largohen nga territori i saj duke përdorur mjetet e disponueshme komerciale dhe private të transportit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme polake.

By vull