Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje në polici. Në rastin e parë dje, në ora 15:10 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.P.I.(50) nga Shkupi në shtëpinë e saj në zonën e Aeroportit.

Në rastin e dytë, mbrëmë rreth orës 21:00 në Tetovë policët nga SPB Tetovë ia kanë hequr lirinë JB (46). Ai është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij 47-vjeçare.

MPB bën me dije se po merr masa për zbardhjen e rasteve.

By vull