Delfina Krasniqi prej shumë vitesh është pjesë e ekranit. Ajo, udhëheq emisionet e mëngjesit në “RTK”, e ndonëse punon në televizion, nuk është ndër ata emra që përmenden shpesh.

E, kjo duket të jetë dëshira e Delfines, e cila e do gazetarinë e moderimin, por nuk i pëlqen tejet tejet e ekspozuar e përfolur.

Delfina gjithmonë ka rënë në sy për sharmin e saj, ëmbëlsinë, të folurën e pastër dhe një kulturë edhe njerëzore, por edhe profesionale, shkruan “Kosovarja”.

Siç dihet, prezantuesja është e martuar dhe ka fëmijë me analistin dhe tashmë imitatorin e njohur Artan Behrami.

By vull