Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Bytyqi: Nga 1 korriku do të ketë kthim në tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike

1 min read

Në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit Telma, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi bëri të ditur se nga 1 korriku i këtij viti, qytetarët do të kenë sërish mundësinë të përdorin tarifën e lirë ditore të energjisë elektrike, e cila u hoq në fillim të vitit 2022.

“Po bëhen analizat përfundimtare se a mund të kthehet tarifa e lirë dhe me shumë gjasa do të jetë nga 1 korriku”, tha Bytyqi, duke shtuar se çmimin e energjisë elektrike e përcakton Komisioni Rregullator i Energjisë përmes parametrave përkatës.

Bytyqi theksoi se për herë të parë që nga pavarësia e shtetit po punohet seriozisht në një Strategji Kombëtare të Zhvillimit që duhet të përvijojë rrugën në të cilën duhet të zhvillohet shteti.

“Në çdo fushë strategjike do të demarkohet qartë se çfarë është, ku duam të arrijmë dhe ky është vizioni dhe në periudhën e ardhshme do të punohet në planin e veprimit për ta arritur atë”, tha Bytyqi.

Verified by MonsterInsights