Çair, Ganiu: Humori dhe arti kanë fuqinë për të bashkuar dhe frymëzuar

Çair, Ganiu: Humori dhe arti kanë fuqinë për të bashkuar dhe frymëzuar
Zyra e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, u mbush me atmosferë të veçantë dhe emocione pozitive gjatë një vizite të veçantë nga mjeshtri i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi – i njohur gjerësisht si Qumili.
Në takim morën pjesë edhe nënkryetarja e komunës, Sermine Purini, aktori Visar Etemi dhe studentet nga Gjakova, Blendina Katona dhe Rrona Dujaka, përfaqësuese të Institutit të Modës “Izet Curi”. Takimi u karakterizua nga çaste të paharrueshme, të mbushura me të qeshura, reflektim dhe motivim.
Kryetari Ganiu theksoi rolin e pazëvendësueshëm që arti dhe humori luajnë në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe në ruajtjen e shpirtit pozitiv, sidomos në periudha sfiduese. Ai e cilësoi Qumilin si një figurë të dashur dhe një pasuri të vërtetë kulturore për gjithë shqiptarët.
“Ky nuk ishte thjesht një takim, por një rikujtim i fuqishëm për rolin që luajnë arti dhe fjala e mençur në jetën tonë të përditshme,” u shpreh Ganiu.
Takimi në komunën e Çairit dëshmoi edhe njëherë se humori i mirë dhe arti autentik kanë fuqinë për të frymëzuar, për të bashkuar dhe për të dhuruar gëzim në çdo cep të shoqërisë.