Çair, Ganiu: Përkushtim i përditshëm për lagje më të zhvilluara

Po e vazhdojmë me përkushtim realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë.

Në Rrugën Dizhoni 17 kemi përfunduar me sukses ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit fekal, investim që përfshin 180 metra dhe që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën për 35 familje të kësaj zone.

Aktualisht, jemi në fazën e përgatitjeve për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, që do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për banorët. Ky projekt është pjesë e vizionit tonë për ndërtimin e një sistemi funksional dhe modern për çdo lagje të Çairit.

Si gjithmonë, punimet po zhvillohen sipas planit dhe do të vijojnë me ritëm të pandërprerë deri në përfundimin e plotë të infrastrukturës që qytetarët meritojnë.

Përkushtimi im për modernizimin e Çairit është i përditshëm dhe konkret – me projekte që japin rezultate të prekshme për çdo familje.

Visar Ganiu
Kryetar i Komunës së Çairit

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights