Çair, Ganiu: Zëvendësohet gypi i kanalizimit në rrugën “Mehmet Gega”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Mehmet Gega” në lagjen Fushë Tophanë, ku po bëhet zëvendësimi i gypit të kanalizimit – një kërkesë e përsëritur nga banorët e zonës.

Në këtë rast, Ganiu theksoi përkushtimin e Komunës për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të gjetur zgjidhje për çdo problem të përditshëm, pavarësisht nëse është apo jo në kompetencat e drejtpërdrejta të komunës.

“Bashkë do t’i japim zgjidhje çdo nevoje reale”, u shpreh Ganiu, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe institucioneve vendore për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights