Ky është imami nga fshati Kalisht, i cili është në gjendje të rëndë shëndetesore pas aksidentit të mbrëmshëm Të lutemi Deri më tash janë identifikuar kufomat e disa prej personave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në fshatin Llaskarcë. Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 17:00 ku autobusi i ”Durmo […]
Vendi
Aksidenti tragjik, i pesti sipas numrit të viktimave në historinë e re të Maqedonisë
Maqedonia mban mend shumë katastrofa që nga viti 1951. Aksidenti tragjik në Llaskarcë në të cilin kanë humbur jetë 14 persona është e pesta sipas numrit të viktimave në historinë më të re të Maqedonisë. Me listën e zezë udhëheqë Shkupi me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar. Pas […]
Dëshmitari që ishte në autobus rrëfen ngjarjen e tragjedisë: “Së pari nisi të dridhej autobusi, pastaj u bllokua timoni dhe më pas …!”
Timoni i autobusit ishte bllokuar në momentin e aksidentit dhe disa nga udhëtarët u përpoqën të ndihmonin në mbajtjen e drejtimit të autobusit i cili përfundoi poshtë rrugës së vjetër të autostradës Shkup -Tetovë, njofton TetovaSot. Një nga pasagjerët në autobusin e Durmo Tours mbërriti sot në mëngjes pasi kishte […]
Gostivari por edhe e gjithë Maqedonia është në pikëllim të thellë (VIDEO)
Gostivari por edhe e gjithë Maqedonia është në pikëllim të thellë pas aksidentit tragjik që mori 15 viktima. Familjarët janë të tronditur nga lajmi i hidhur, po, edhe shumë qytetarët të tjerë të Gostivarit kanë ndarë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve. Për gjendjen që po mbretëron në […]
Kryeministri Zaev në Mbledhjen komemorative: Ju siguroj se do të bëjmë gjithçka për të ndriçuar shkaqet e aksidentit tragjik
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetarët e Qeverisë, Spasovski dhe Osmani dhe ministrat Filipçe dhe Fazliu, sot ishin të pranishëm në Mbledhjen komemorative të organizuar nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në shenjë dhe nder të qytetarëve të vdekur […]
Një humbje e madhe për UNT-në: Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!
Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Shkencave Teknike. Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar. Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!
Po tërhiqet autobusi në Llaskarcë , do të dërgohet në kazermën Gjorçe Petrov për ekspertizë
Në autostradën Shkup-Tetovë, në vendin ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm, ka arritur vinçi i cili po e largon autobusin që u rrokullis mbrëmë. Autobusi do të dërgohet në ekspertizë në Kazermën Gjorçe Petrov. Në vendngjarje prezent kanë qenë hetues dhe pjesëtarë të shumtë policorë por gjithashtu edhe qytetarët e Llaskarcës […]
Autostrada Tetovë-Shkup është lëshuar për komunikacion
Autostrada Tetovë-Shkup është lëshuar për komunikacion, por ende është e mbyllur për komunikacion rruga e vjetër Shkup-Tetovë, informon Lidhja Automote e Maqedonisë. Në autostradën Shkup-Tetovë prej në mëngjes është kryer ekspertizë në vendin e aksidentit në të cilin jetën e humbën 14 persona. Autobusi i Durmo turs i cili doli […]
Rektori i UT-së,Vullnet Ameti: Solidarizohemi me familjarët që humbën të afërmit e tyre
Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti Në momente kaq të vështira, kaq tragjike për të gjithë ne, nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e madhe pas aksidentit të djeshëm, ku humbën jetën mbi 10 qytetarë dhe disa të tjerë u lënduan. Në emër të Universitetit të Tetovës, […]
Mediet e rajonit: E dhimbshme kur sheh një njeri i moshës tënde ndërron jetë
Mediet e rajonit kanë raportuar për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në autostradën Tetovë- Shkup dhe deri më tani jetën ka humbur 15 persona. “Është shumë e dhimbshme të shohësh se si një njeri nga mosha juaj po i thotë lamtumirë kësaj bote, duke kërkuar ndihmë,” shkruan Telegraph.rs. Në […]
You must be logged in to post a comment.