Dihet se një i rritur ka nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë të vazhdueshëm për t’u çlodhur dhe për të funksionuar. Megjithatë, çfarë ndodh me trupin kur i mungon gjumi?
Ditën e parë, pasojat e mosgjumit janë lodhja dhe dobësimi i përqendrimit.
Dita e dytë pasohet me lodhje të shtuar dhe probleme me kujtesën.
Pas ditës së tretë të mungesës së gjumit, shfaqen probleme me të folurin dhe pamundësia për të lëvizur dhe kryer aktivitetet e përditshme.
Dita e katërt pa gjumë reflekton në shëndetin mendor, e ndjekur nga apatia dhe depresioni, dhe në ditën e pestë një fazë tërbimi për shkak të rraskapitjes.
Në ditën e gjashtë, përveç lodhjes fizike, tashmë rrezikohet edhe shëndeti mendor. Pas gjashtë ditësh pa gjumë, shfaqen halucinacione dhe humbja e aftësisë për të folur.
Ditën e fundit ndodh faza e zombies, pra përjashtimi i plotë.
Tek disa persona, në ditën e tretë ose të katërt pa gjumë shfaqen simptoma të ngjashme me ato të personave që vuajnë nga skizofrenia, që do të thotë halucinacione të forta.