Ke Çfarë Lexon!
Manchester United është “gjallë” në Champions League pasi mposhti me shumë vështirësi 1-0 Kopenhagen. Golin e vetëm e shënoi Harry Maguire në minutën e 72-të, ndërsa Andre Onana priti një penallti në minutën e 96-të. Zbuti goditjen e Larssonit nga 11 metra dhe ruajti triumfin e “djajve”.
Elif Elmas luajti një pjesë, ndërsa Napoli festoi jashtë vendit ndaj Union Berlin. Shënues ishte Raspadori në minutën e 65-të.
Real Madridi vazhdoi me efekt maksimal pasi mposhti 1-2 Bragën. Rodrigo dhe Bellingham shënuan për “mbretërit”, dhe Gialo gjuajti për Bragën.
Arsenali ka mposhtur Sevillan me rezultat 1-2. Martinelli hapi rezultatin në fund të pjesës së parë, Gabriel Jesus e rriti rezultatin në 0-2 dhe Gudelj vetëm shkurtoi.
Real Sociedad ka arritur një triumf 0-1 si mysafir ndaj Benfikës dhe Lens dhe PSV kanë luajtur 1-1.