Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Chelsea dhe Benfica kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

1 min read

Benfica dhe Chelsea janë çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve. Ata eliminuan Club Brugge dhe Borussia Dortmund sonte në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të.

Në Londër, Chelsea arriti të kompensojë humbjen 1:0 nga ndeshja e parë në Dortmund dhe me fitoren 2:0 ndaj skuadrës gjermane, arriti një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

Golat për fitoren e skuadrës londineze i shënuan Raheem Sterling në minutën e 43-të dhe Kai Havertz në minutën e 53-të nga penalltia.

Futbollistët e Benfica-s u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur në Lisbonë Club Brugge-n me rezultat 5:1, kështu portugezi konfirmoi fitoren 2:0 nga Belgjika në ndeshjen e parë.

Për Benfikën shënuan Rafa Silva në minutën e 38-të, Goncalo Ramos në të 45-ën dhe 57-ën, Joao Mario në të 71-ën nga penalltia dhe David Neres në minutën e 77-të, ndërsa për belgët shënoi Bjoern Meijer në të 87-ën.

Bayern – PSG dhe Tottenham – AC Milan janë të planifikuara për nesër, ndërsa ndeshjet e mbetura të 16-tës janë planifikuar për javën e ardhshme.

Verified by MonsterInsights