Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar sot që Prishtinës t’i bashkohet urgjentisht dialogut me Beogradin, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.
Schole ka njoftuar në rrjetin social X (Twitter) se në Nju Jork ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për deeskalimin e tensioneve në Kosovë dhe “përfshirjen e menjëhershme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”.