Christopher Hill për Kosovën: Tërheqja e trupave dhe arrestimi i Milan Radoicic janë hapa të mirë 1

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tërheqja e trupave nga kufiri i Kosovës dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit janë një hap i mirë dhe është në interes të Uashingtonit që të gjejë një zgjidhje për krizën e Kosovës.

Christopher Hill për Kosovën: Tërheqja e trupave dhe arrestimi i Milan Radoicic janë hapa të mirë 2

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të ushtarëve dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtim të mirë. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të ushtarëve. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill në një intervistë për Tanjug.

Ai shtoi se prania e shtuar e trupave përgjatë vijës administrative me Kosovën është shkak për shqetësim dhe se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga lidershipi serb tërheqjen e trupave.

Christopher Hill për Kosovën: Tërheqja e trupave dhe arrestimi i Milan Radoicic janë hapa të mirë 3

“Ne jemi shumë të lumtur të themi se ka ndodhur”, tha ambasadori amerikan.

By vull